Lajme

Ja në cilat komuna është pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 17 October 2021

Qytetarë serbë në komunat veriore janë duke marrë pjesë masivisht në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Leposaviq deri në orën 15:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 48.05% të qytetarëve më drejtë vote, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas KQZ, më së shumti votues kanë votuar në Zveçan, Sipas këtyre të dhënave 56.91 qytetarë më të drejtë vote i janë drejtuar kutive të votimit.

-Advertisement-

Edhe në Zubin Putok pjesëmarrja është e lartë. Referuar të dhënave të KQZ-së, 44.53% e qytetarëve më drejtë votë kanë votuar në këtë komunë.

Numër i lartë i votueseve është parë edhe në Novobërdë, Shtërpce e Mamushë.

Sipas KQZ-së, në Novobërde kanë votuar 45.68%, në Shterpcë, 42.43%, dhe në Mamushë 51.22%./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera