Sport

Ja me çka ka shkuar Edon Zhegrova në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 09 November 2020

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për tri ndeshjet e muajit nëntor të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ nga sot kanë filluar të grumbullohet në bregdetin e Durrësit, aty ku do të stërviten para ndeshjes miqësore me Shqipërinë që zhvillohet të mërkurën nga ora 16:00 në ‘Elbasan Arena’.

Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve kosovar tashmë kanë mbërritur në Durrës, ndërsa disa të tjerë pritet të bashkohen me skuadrën nesër.

-Advertisement-

Zhegorva kishte ardh dy ditë me parë në Prishtinë, ndërsa ai sot ka udhëtuar më makinë nga Prishtina për në Durrës.

Prishtinasi ka publikuar një instastory në llogarinë e tij zyrtare në instagram gjatë udhëtimit për në bregdetin shqiptar.

Kosova pas vëllazërores me Shqipërinë do të luaj më Slloveninë në udhëtim dhe në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera