Sport

Ja me çfarë u kthye Milot Rashica në Norwich City

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 09 September 2021

Sulmuesi i Norwich Cityt, Milot Rashica, ishte i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës për rreth 10 ditë, ku u paraqit në dy takime që ‘Dardanët’ i zhvilluan ndaj Greqisë dhe Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica të mërkurën mbrëma pati shansin e mirë për ta realizuar golin e parë me fanellën e Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Megjithatë futbollisti nga Vushtrria nuk ia doli të shënonte i vetëm para portierit, në sfidën që ‘Dardanët’ e humben 2-0 nga Spanja.

-Advertisement-

Pas përfundimit të ndeshjes me ‘Furinë e Kuqe’, lojtarët e kombëtares së Kosovës kanë filluar të rikthehen në klubet ku ata luajnë.

E Milot Rashica kthimin në Norwich City e ka bërë në një mënyrë speciale, duke udhëtuar me një aeroplan privat.

Kështu len të kuptohet përmes një instastory të publikuar nga vet Milot Rashica në rrjetin social instagram./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera