Sport

Ja marrëveshja që ka arritur sot FFK

Autori: Erion Maliqaj 14:45 | 01 December 2018

Në prag të tërheqjes së shortit për kualifikimet e Evropianit 2020, që mbahet nesër, krerët e FFK-së, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, në Dablin kanë zhvilluar takim me krerët e UEFA-s, presidentin Aleksander Ceferin dhe sekretarin e përgjithshëm, Theodore Theodoridis.

Me këtë rast është nënshkruar marrëveshja për futbollin bazik “Grassroots Charter”. Nëpërmjet kësaj marrëveshje FFK do të ketë mundësi të promovojë dhe zhvilloi futbollin tek të rinjtë dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë, shkuran faqja zyrtare e Fedreatës së Futbollit të Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera