Lajme

Ja kush do të bëhet kryeministër nëse VV bën koalicion me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 12 June 2017

Sipas analistit politik, Krenar Gashi, nëse VV bën koalicion me LDK, Albin Kurti do të jetë kryeministër, shkruan GazetaBlic.

“Duke marrë për bazë se Haradinaj nominohej nga një koalicion legjitim paszgjedhor mes LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, i cili koalicion e kishte shumicën në Kuvend, si dhe parimin e demokracisë për qeverisje të shumicës, ky mendim imi pati krijuar tituj lajmesh, të cilat miqtë ende i përdorin për t’më treguar se e kisha gabim” thuhet mes tjerash në shkrimin e Gashit në facebook.Ky është shkrimi i plotë:

Nëse VV bën koalicion me LDK, Albin Kurti do të jetë kryeministër!Në vitin 2014, në një situatë të ngjashme, e pata mbështetur Ramush Haradinajn për kryeministër. Duke marrë për bazë se Haradinaj nominohej nga një koalicion legjitim paszgjedhor mes LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, i cili koalicion e kishte shumicën në Kuvend, si dhe parimin e demokracisë për qeverisje të shumicës, ky mendim imi pati krijuar tituj lajmesh, të cilat miqtë ende i përdorin për t’më treguar se e kisha gabim.Por, a e kisha gabim? Argumenti im ishte i bazuar në logjikë deduktive (aristoteliane).

-Advertisement-

Pra, kur premisat janë të gabuara, konkludimi rrjedhshëm është gabim. Premisa se LVAN ishte koalicion që mund të projektonte interesa të përbashkëta ishte e gabuar. Ndryshe, Ramushi do të bëhej kryeministër. Kësisoj, mendimi im ishte i dënuar të ishte ‘gabim’.E shkuar, por jo e harruar. Sot, ende i qëndroj besnik këtij parimi.

Dhe pavarësisht që sipas praktikës së krijuar përmes aktivizmit gjyqësor dhe klientelës politike, mandati kësaj radhe automatikisht do t’i takojë Ramush Haradinajt, nuk e shoh si të domosdoshme që ai ta formojë qeverinë.

Përkundrazi.Duke ndjekur të njëjtat parime, nëse VV dhe LDK arrijnë koalicion paszgjedhor dhe projektojnë interesa të përbashkëta, e bashkë me to edhe mandatar të qeverisë, unë do ta mbështes atë.Thaçi patjetër se do ta mandatojë Ramushin.

Dhe Ramushi mund ta formojë qeverinë nëse e mbledhë një shumicë në Kuvend përmes pakicave.Por edhe nëse kjo ndodhë, qeveria do ta ketë një shumicë si për gazepi, me përkrahjen e një grupi parapolitik që kontrollohet direkt ngaBeogradit dhe nga individët që do prishin koalicionet parazgjedhore.

Një qeveri që do t’i ngjante një konstrukti letrash, jetëgjatësia e së cilës do varej nga Vuçiqi.Andaj, me një koalicion të qëndrueshëm VV-LDK, Albin Kurti duhet të jetë kryeministër. Premisa, natyrisht, mbetet hipotetike ?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera