Lajme

Ja kush i bëri bashkë Albin Kurtin e Kadri Veselin (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 28 November 2018

Kundërshtojnë njëri tjetrin pothuajse në çdo çështje.

Madje edhe rastet kur marrin pjesë në organizime të njëjta janë të rralla.

Por të parin e PDK-së, Kadri Veselin dhe atë të VV-së, Albin Kurtin këtë herë i ka bashkuar 28 nëntori, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Të dy morën pjesë në organizmin e ndarës së qëlsave të 28 shtëpive për familjet në nevojë të ndërtuara nga “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari i PDK-së, përmes një postimi në facebook ka shprehur respekt për organizatorin e ndërtimit të këtyre shtëpive.

“Ndarja e 28 shtëpive në Prizren, në Festën e 28 Nëntorit, jep mesazhin e afrimit dhe bashkimit më të madh të qytetarëve me njëri-tjetrin. Respekt për bamirësin Halil Kastrati dhe shoqatën që ai udhëheq, i cili me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me një punë të palodhshme po ndihmon qytetarët në nevojë”, ka shkruar Veseli.

Ndërsa lideri i VV-së, ka publikuar një video nga kjo ngjarje.

“Komuna e Prizrenit së bashku me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” ndërton 28 shtëpi për familjet me nevoje. 20 nga to janë ndërtuar me financim te Komunës së Prizrenit, ka shkruar Kurti”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera