Lajme

Ja kush e sulmoi aktorin Osmani!

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 25 May 2017

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, përmes një reagimi të nënshkruar nga kryetari Mehmet Breznica, thotë faktet për sulmin fizik ndaj aktorit të njohur Veton Osmani, janë të deponuara në Policinë e Kosovës.

Drejtori artistik i Teatrit Kombëtare të Kosovës, Agon Myftari, në profilin e tij ka shkruar se “është plasuar një informatë jo e plotë dhe tendencioze në lidhje me një ‘konflikt’ të vogël dhe krejt të papërfillshëm që ka ndodhur dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës”.

“Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur në byfenë e teatrit, mese dy aktorëve, njëri prej të cilëve ka qenë i dehur, ndërsa që ‘përfshirja’ ime ka qenë në rolin e ‘pajtuesit’. Por edhe pse incident krejt i vockël, mua natyrisht më vie keq që ka ndodhur”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Myftari përmendet të jetë një nga sulmuesit e Osmanit.

Por, Breznica, që Mfytarin e quan gënjeshtar dhe shpifës patologjik, thotë se rast është i evidentuar në Stacionin Policor Qendër në Prishtinë.

“Dhunuesit në fjalë janë marrë dhe mbajt aty deri në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme (23.05.2017)”, thotë ai.

Sipas Breznicës, kolegët janë në kontakt me aktorin e sulmuar Osmani, duke shtuar se “gjendja e tij shpirtërore është shumë e rënduar” dhe se deklarata që ka dhënë pastaj duke mohuar në një mënyrë sulmin, u bë “nën trysni emocionale dhe për shkak të ndjeshmërisë për familjen e tij”.
“Në fund po e përmbyllim këtë reagim me një thënie të nxjerr nga një libër i shenjtë që thotë: Armiku me i ligë është ai i cili kur të merr inate i mohon edhe vlerat tua”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera