Sport

Ja kur zhvillohet përballja, Shkëndija – Pobeda

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 26 February 2018

Ndeshja e kësaj jave e cila ishte në program të zhvillohet ditën e mërkurë është shtyrë për ditën e diel për shkak të kushteve atmosferike.

Shkaku i të reshurave të borës Shkëndija në vend të mërkurën, ndeshjen e xhiros së 22-të në LPFM kundër Pobedës do ta zhvillojë të dielën (4 mars) në Tetovë, shkruan infokusi.

Të reshurat e mëdha të borës që kanë përfshirë vendin kanë detyruar Komisionin për Gara pranë Federatë së futbollit të Maqedonisë që të ndryshojë orarin e zhvillimit të ndeshjeve të Ligës së Parë në gjysmësezonin pranveror.

-Advertisement-

Kështu është vendosur të shtyhet komplet xhiroja e 22-të që duhej të luhet të mërkurën dhe e njejta është caktuar për në fundjavë. Duke parë se kjo xhiro do të zen vendin e ndeshjeve të javës së 23-të,

Komisioni për Gara ka zhvendosur komplet orarin deri në fundi të sezonit, duke caktuar termine të reja. Kjo nënkupton se kuqezinjtë ndryshojnë planin përgatitor, pasi tashmë fitojnë hapsirë për pushim duke parë se shtyhet përballja me Pobedën e paraparë për të mëkurën në Tetovë.

Shkëndija sot ka kryer rikuperimin e nevojshëm pas fitores 1:0 të dielën me Akademia Pandevin, ndërsa stafi teknik të martën futbollistëve u ka dhënë ditë të lirë. Nga e mërkura ekipi vazhdon me seancat stërvitore për sfidën e xhiros së 22-të kundër Pobedës që do të zhvillohet më 4 mars në Tetovë.​ /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera