Sport

Ja kur pritet të luajë Kosova ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 04 October 2017

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka zhvilluar ndeshje miqësore qe më shumë se një vit, shkruan zeri.info.

Mirëpo, pritjes së stërzgjatur duket se do t’i vijë fundi shumë shpejtë.

Në fakt, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke punuar në këtë drejtim.

-Advertisement-

Shtëpia e futbollit kosovar është në kërkim të kundërshtarit dhe po e shqyrton mundësinë që Verdhekaltrit të zhvillojnë ndeshje miqësore në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

 

“Kryetari Vokrri është në bisedime me disa shtete që në muajin nëntor, Përfaqësuesja e Kosovës ta zhvillojë një ndeshje miqësore në ‘Adem Jashari’”, është shprehur në konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Pasi eliminatoret për Botërorin 2018 do të përfundojnë këtë muaj, Kosova mund të luajë miqësore më 12 ose 13 nëntor.

Ka mundësi që në këtë ndeshje Kosovën ta udhëheqë trajneri i ri. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera