Sport

Ja kur pritet debutimi i Milot Rashicës në Bundesligë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 02 February 2018

Milot Rashica ndihet i gatshëm të luajë menjëherë në njërin prej kampionateve më të forta në botë pas disa vitesh të kaluar në futbollin holandez, ku kishte shkuar nga Vushtrria.

Përfaqësuesi kosovar i është bashkuar Werder Bremenit të martën për 7,5 milionë euro, shumë kjo që mund të shkojë deri në 10 milionë në bazë të arritjes së objektivave, shkruan sot..

Tash ai është i vendosur t’ia arsyetojë besimin e klubit nga Bundesliga me paraqitje të mira, madje që nga kjo fundjavë në ndeshjen e së shtunës ndaj Schalkes.

-Advertisement-

“Nëse trajneri ka nevojë për mua, unë gjithmonë jam aty. Jam në formë, jam i gatshëm, mirëpo është trajneri ai që vendos”, ka thënë Rashica për tabloidin gjerman “Bild”.

“I kam parë disa ndeshje në të shkuarën. Werderi shpesh ka luajtur mjaft mirë dhe më pas nuk ka pasur fat. Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, jam i sigurt që do të dalim shpejt nga kjo pozitë”, vazhdoi Rashica, derisa skuadra nga Bremeni gjendet në fund të tabelës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera