Ja kur përfundon stadiumi i Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 06 April 2018
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe inspektorët e UEFA-së, Joachim Brachert e Marshall Nicolaus vizituan Stadiumin e Prishtinës për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po bëhen në këtë stadium, shkruan infokusi.
Punët që po zhvillohen në stadiumin e Prishtinës janë në përputhje të plotë me standardet e parapërcaktuara nga UEFA dhe FIFA dhe ato do të përfundojnë në fillim të muajit qershor.
Me këtë rast presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që më në fund po afrohet përfundimi i punimeve në stadium, derisa falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e plotë jo vetëm në mbështetjen e federatës, por edhe në zhvillimin e politikave progresive për përmirësimin dhe avancimin e të gjitha veprimtarive sportive në vendin tonë.
Në anën tjetër, ministri Gashi deklaroi se ndodhet në stadium për të parë nga afër ecurinë e punimeve të zhvilluara deri më tani dhe për të rikonfirmuar fuqishëm përkushtimin e tij si ministër që në qershor të këtij viti stadiumi i Prishtinës të jetë në funksion të zhvillimit të aktiviteteve sportive.
Inspektorëve Joachim Brachert e Marshall Nicolaus sot do t’ju bashkohet edhe inspektori tjetër, Mark Blackbourne, të cilët më pas do t’i japin vlerësimet dhe rekomandimet e tyre.
Stadiumi i Prishtinës pritet që të inaugurohet në fillim të muajit qershor, me ç’rast do të zhvillohet një ndeshje e testuese. /infokusi.com
Të tjera
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
​Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...