Lajme

Ja kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 05 May 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës por që Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese derisa kjo e fundit e pezulloj dekretin e presidentit deri më datën 29 maj kur pritet edhe të jepet vendimi përfundimtar, do të krijohet Qeveria e re nga LDK-ja po vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.

Juristi dhe njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani është shprehur skeptik se në Kosovë në këtë kohë mund të mbahen zgjedhje por ka thënë se ë rast se Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Vetëvendosjes atëherë zgjedhjet mund të mbahen sapo të kaloj gjendja e jashtëzakonshme me COVID-19. Në kuadër të kësaj mund të themi se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në muajin qershor apo edhe në fillim të muajit korrik.

“Kjo nuk do te ndodhë por është pyetje hipotetike. Konsideroj se nëse kjo ndodhë atëherë zgjedhjet mund të mbahen pas heqjes se jashtëzakonshme. Pas mbylljes se Pandemisë nga OBSh dhe shumica e shteteve dhe krijimi i kushteve të favorshme për shëndetin publik atëherë edhe mund të mbahen zgjedhjet. Është e saktë se Kushtetua e parasheh brenda 45 ditëve pas shpërndarjes se Kuvendit por nëse kjo gjendje vazhdon kështu atëherë nuk mund të mbahen këto zgjedhje në ketë afat kushtetues pra tash është e qartë nëse nuk ka qeveri, sipas kushtetutës zgjedhjet mbahen brenda 45 ditëve por s”do mend se mund të mbahen edhe në periudhën 30 ditëve siç i kanë mbajt me herët por duhet të respektohen afatet kushtetuese , brenda 40 ditëve” ka thëne Burjani për “Bota Sot”.

-Advertisement-

Ndryshe Qeveria Hoti i shpërbë pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera