Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 05 July 2023
Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, ka zyrtarizuar emërimin e Fernando Diniz, për një vit, si trajner i përkohshëm i përfaqësueses braziliane.
Që nga qershori 2024, trajneri që do të drejtojë “Seleçaon” do të jetë Carlo Ancelotti..
Trajneri aktual i Fluminenses do të kombinojë dy detyrat. Ai do të vazhdojë në krye të “Tricolor” nga Rio de Janeiro dhe do të drejtojë gjithashtu kombëtaren në datat e FIFA-s.
Diniz do të prezantohet për shtyp këtë të mërkurë në selinë e CBF në Rio de Janeiro.
“Fernando Diniz do të drejtojë ekipin e Brazilit për një vit. Jam i sigurt se do ta bëjë këtë me shumë profesionalizëm, siç ka qenë gjithmonë”, tha Rodrigues.
Trajneri, nga ana e tij, siguroi se zgjedhja është “një krenari dhe një nder”.
“Unë kam stërvitur disa nga lojtarët aktualë të Brazilit kur ata ishin më të rinj si: Bruno Guimarães dhe Antony. E kam ndjekur shumë rritjen e gjithë atij brezi…”
Ednaldo Rodrigues ka siguruar që Carlo Ancelotti do të jetë në krye të skuadrës braziliane nga qershori 2024. Ai tha se Diniz do të ketë autonomi të plotë gjatë kësaj periudhe:
“Ai është trajneri, do të drejtojë Fluminensen dhe kombëtaren. Për ne, si trajner i skuadrës braziliane, nuk është i përkohshëm. Ai ka një kontratë 12-mujore. Do të bëjë kalimin te Ancelotti, i cili do të arrijë për Copa Américan.”
Edicioni i ardhshëm i Copa Américas do të mbahet në Shtetet e Bashkuara midis 20 qershorit dhe 14 korrikut 2024.
Finalja e Champions League do të luhet më 1 qershor dhe LaLiga përfundon më herët, më 26 maj, kështu që Carlo Ancelotti do të ketë kohë të përfundojë sezonin me Realin dhe më pas t’i bashkohet Brazilit.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
































