Lajme

Ja ku po jetojnë gruaja dhe vajza e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 13 June 2023

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gruaja dhe vajza e tij jetojnë edhe në Kosovë edhe në Norvegji.

Në konferencën për media që mbajti pas takimit me ambasadorët e QUINT’it, Kurti u pyet nga një gazetare se pse gruaja dhe vajza e tij s’jetojnë në Kosovë, e cila fillimisht përmendi pjesëmarrjen e sotme të Kurtit në konferencën “Nuk ka paqe pa gratë”.

“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo dhe jetojnë në të dy vendet pra. Por, kjo nuk do të thotë që kur ato nuk janë me mua unë jam i dhunshëm sepse konferenca ishte “Nuk ka paqe pa gratë”. Unë jam paqësor edhe kur janë ato këtu edhe kur s’janë”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera