Ja futbollistët më të paguar që do të luajnë në ‘Katar 2022’
Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 18 November 2022
Edicioni i 22-të i Kupës së Botës, i pari në histori që do të zhvillohet midis muajve nëntor dhe dhjetor, do të shohë shumë nga yjet më të vlerësuar në botën e futbollit të garojnë në fushë. Përveç disa përjashtimeve, nga norvegjezi Haaland tek egjiptiani Salah, vetëm për të përmendur disa, do të ketë shumë lojtarë kryesorë të angazhuar në Katar, me synimin për të arritur sa më shumë në këtë kompeticion.
Ka disa që e nisin si favoritë, nga Kylian Mbappè te Lionel Messi, duke kaluar përmes Neymar, ndërsa për të tjerët do të jetë më e ndërlikuar të arrijnë deri në fund të Botërorit. Mes këtyre Robert Lewandowski ose Sadio Manè, sigurisht protagonistë, por në vlerë më modeste se ajo e konkurrentëve të tyre.
E sigurt është se lojtarët më të paguar në planet do të garojnë në Katar, me rroga marramendëse në klubet e ndryshme ku bëjnë pjesë. Por kush janë ata që fitojnë më shumë? Për të hartuar këtë renditje, “Calcio & Finanza” ka marrë në konsideratë pagat bruto, për të shmangur që llogaria e pagës neto të kthehet në vlerë të shkallëzuar dhe në varësi të taksimit të aplikuar në vendet individuale.
Lojtari më i paguar është Kylian Mbappè, i cili falë rinovimit të nënshkruar verën e kaluar me PSG-në ka siguruar një marrëveshje me vlerë 72 milionë euro bruto në sezon. Shifra, tashmë monstruoze në vetvete, nuk merr parasysh bonusin e nënshkrimit për të rinovuar kontratën e tij me klubin parizien.
Podiumi është i gjithë i markës PSG, që nga momenti kur argjentinasi Lionel Messi pozicionohet pas sulmuesit të lindur më 1998. Argjentinasi ka fiton mbi 63 milionë euro bruto në sezon. Në vend të tretë është braziliani Neymar, i cili mburret me një marrëveshje mbi 56 milionë euro në sezon. “Tre tenorët” distancohen ndjeshëm nga vendi i katërt, i zënë nga Frenkie de Jong, në lartësinë e 37.5 milionë eurove. Sergio Busquets mbyll top 5-shen me 37 milionë euro.

*Shumat në miliona euro; *paga e reduktuar me 25% për shkak të moskualifikimit të Manchester United në Champions League
Në përgjithësi, ka një përfaqësim të mirë të ekipeve kombëtare (gjithsej janë 10, nga të cilat 7 evropiane, dy nga Amerika e Jugut dhe një nga Afrika). Sa iu përket klubeve, numri i atyre të përfaqësuar bie në gjashtë. Para të gjithëve, Barcelona dhe PSG, përkatësisht me katër dhe tre lojtarë në këtë renditje.

T� tjera
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
































