Sport

Ja deri ku kanë shkuar punimet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 10 October 2017

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zëvendësekretari, Arianit Ahmeti, kanë vizituar sot punimet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Ata u njoftuan nga punëkryerësi me gjendjen dhe punët që kanë mbetur për t’u përmbyllur në plotni renovimi i këtij stadiumi. Nënpresidenti Ademi, i cili është përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve, është i ngarkuar konkretisht në përshpejtimin e proceseve për këtë stadium, i cili në fund të punimeve do t’i plotësojë standardet e kategorisë së 4-të sipas kërkesave të UEFA-s.

Ai shprehu bindjen se institucionet tona do të përshpejtojnë procedurat rreth pagesës së mjeteve shtesë, në mënyrë që ritmi i punëve të shkojë si duhet dhe punimet të përmbyllen me kohë, pasi FFK në muajin mars e ka afatin e fundit për ta licencuar këtë stadium në UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera