BE-ja demanton LDK-në: Kushti për luftimin e korrupsionit s’është hequr asnjëherë
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 22 December 2017
Kushti që Kosova ta luftojë korrupsionin nuk është hequr asnjëherë. Zyrtarë nga Komisioni Evropian thonë se asgjë nuk ka ndryshuar qëkur janë vendosur kriteret që duhet të plotësohen për vizat. Lufta kundër korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi, duhen plotësuar, qartësojnë ata. LDK-ja ditë më parë ka akuzuar Qeverinë “Haradinaj” se kushti për luftimin e korrupsionit i është kthyer Qeverisë së tij, ndërkohë që ishte larguar gjatë qeverisjes së Mustafës.
Komisioni Evropian i ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët deklaruan se për shkak të qeverisjes së keqe të Ramush Haradinaj, tashmë luftimi i korrupsionit i është kthyer pushtetit aktual si kusht për vizat.
Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së tha ditë më parë se luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave, është kthyer prapë nga Bashkimi Evropian, derisa, sipas tij, ky kusht ishte hequr në kohën kur udhëhiqte Mustafa.
Por nga zyra e Komisionit të BE-së, e kanë bërë të qartë për Gazetën Express se kriteret nuk janë ndryshuar asnjëherë. Ata thonë se kjo bashkë me çështjen e kufirit duhen përmbyllur.
“Kushtet kurrë nuk kanë ndryshuar. Komisioni mirëpret përmbushjen e kushteve të rëndësishme në lidhje me dënimet në rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi”, kanë thënë nga kjo zyrë.
Kjo, sipas tyre, duhet të jetë një proces i vazhdueshëm.
Edhe pse Demarkacioni nuk do të nxirret për votim në Kuvend, këtë vit pasi sot përfundojnë punimet e këtij sesioni, me gjasë i njëjti do të dalë para ligjvënësve gjatë muajit janar.
Mirëpo, sa i përket luftës ndaj korrupsionit nuk po shihet të ketë përparime. Korrupsioni i nivelit të lartë në Kosovë vazhdon të mbetet sfidë dhe fenomen që po shkatërron demokracinë dhe po pengon zhvillimin ekonomik në vend, tha ditë më parë ambasadori britanik Ruairi O’Conell.
“Kurse rezultatet e luftimit të këtij fenomeni janë të padukshme, sidomos dënimet për personat e profilit të lartë janë simbolike”, u shpreh ai.
Ndryshe, edhe vetë përfaqësues të Bashkimit Evropian, kanë thënë se lufta kundër korrupsionit në Kosovë mbetet prioritet.
Ata kanë rekomanduar Kosovën gjatë “Javës kundër korrupsionit” se duhet të ndërmarrin hapa në luftimin e korrupsionit, si një prej kushteve në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se zyrtarët publikë, të cilët kanë aktakuza, duhet të suspendohen nga funksionet e tyre, ndërkaq ata persona që janë të dënuar, duhet të largohen menjëherë nga puna.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...