Sport

Ja deklarata e Josës pas fitorës ndaj Vëllaznimit!

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 11 October 2017

Trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa, i është gëzuar më në fund golit të parë dhe njëkohësisht fitores së parë nën drejtimin e Prishtinës.

Skuadra e tij fitoi 1:0 ndaj Vëllaznimit në Drenas, vetëm me golin e minutës 90.

Ishte Armend Dallku ai që realizoi pas skemës së përgatitur nga gjuajtja e lirë.

-Advertisement-

“Diferencat janë të vogla, ne duhet të jemi shumë rigoroz, duhet të bëjmë shumë më shpejt vertikalizimin e aksioneve. Problemi është që ne nuk duhet dhënë kohë mbrojtjes kundërshtare të organizohet”, tha Josa për Super Sport Kosova.

“Nuk ka rëndësi kur erdhi goli, por rëndësi ka që skuadra ishte e orgnaizuar dhe duhet të kishim fillim të të shpejtë të ndërtimit të aksioneve”.

I pyetur se a pati Prishtina ngërq që nuk shënoi deri në minutën 90 ai përgjigjet: “Nuk patëm ngërq, ngërqi varet nga aftësitë tua”.

Ndeshjen e radhës Prishtina e luan ndaj Trepçës ’89. “Kjo fitore na jep prioritet të mendojmë këto dy ditë dhe të përgatitemi për ndeshjen me Trepçën ’89”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera