Lajme

Ja çka tha Ramiz Lladrovci për fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 14 October 2019

Vazhdojnë urimet dhe komentet pas përfundimit të ndeshjes Kosova-Mali i Zi nga e cila Kosova arriti të fitoj me rezultat 2-0 ndaj Malit të Zi

Këtë ndeshje e ka ndjekur me shumë vëmendje edhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, shkruan gazeta inFokus.

Ai përmes  Facebook-ut të tij ka uruar lojtarët trajnerët dhe futbolldashësit duke u shprehur se golat nuk e pasqyrojnë shpirtin tuaj luftarak dhe suksesin që po e arrin lojtarët.

-Advertisement-

“Urime djema, e meritoni emërtimin kombëtare…jeni kampion të lindur të futbollit. Golat nuk e pasqyrojnë shpirtin tuaj luftarak dhe suksesin që po e arrini.

Përgëzime futbollistë, trajner e futbolldashës kudo që ju rreh zemra. Gëzuar fitorja, fitore e merituar, me yje!”, ka shkruar Lladrovci./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera