Sport

Ja cilët futbollistë mund luajnë për Kosovën në bazë të rregullit të ri të FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 01 November 2017

Nëse rregulli i ri i FIFA-s për ndërrim të përfaqësueseve futet në fuqi, atëherë sulmuesit Shani Tarashaj dhe Veton Berisha do ta kenë mundësinë të zgjedhin për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, edhe pse më parë kanë zhvilluar ndeshje zyrtare për Kombëtaret e Zvicrës, përkatësisht Norvegjisë.

Pra, Tarashaj dhe Berisha janë të vetmit prej futbollistëve kosovarë që mund të përfitojnë nga ky rregull.

Ditë më parë, është raportuar se FIFA po e shqyrton mundësinë e lejimit të futbollistëve për të ndërruar përfaqësueset. Por jo të gjithë futbollistët mund të bëjnë një lëvizje të tillë.

-Advertisement-

Sipas raportimeve, FIFA do të lejojë të bëjnë ndërrim lojtarët që kanë një apo dy paraqitje zyrtare për një përfaqësuese.

Tarashaj e Berisha mund të zgjedhin të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës edhe pse më herët kanë regjistruar paraqitje zyrtare me Zvicrën, përkatësisht Norvegjinë, shkruan sot Koha Ditore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera