Lajme

Ja cilat parti kanë borxhe të pashlyera në PZAP (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 12 May 2017

Jo të gjitha subjektet politike mund të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që pritet të mbahen me 11 ose 18 qershor.

Kjo për faktin se disa subjekte kanë ende borxhe të pashlyera në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Indeksonline ka mësuar se gjithsej borxhe të papaguara për të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2009 e deri me 2016, janë 33 mijë e 449 euro.

-Advertisement-

Gjobat e shqiptuara dhe të pa paguara të subjekteve politike dhe kandidatëve të pavarur në Zgjedhjet Lokale 2009/2010 ishin të tilla.

Borxhi gjithsej kishte arritur në shifrën 23 mijë e 899 euro.

Borxhi vazhdon të jetë i pashlyer si në vazhdim:

Demokracia e Re e Kosovës me 1 mijë e 500 euro

Partia Liberale e Kosovës me 4 mijë e 800 euro

Koalicioni për Prizrenin me 4 mijë e 800 euro

Partia Republikane Shqiptare me 1 mijë e 500 euro

Gragjanska Iniciativa za Orahovac me 449 euro

Srpski Demokratsi Pogret me 3 mijë e 200 euro

Jedinstvena Siriniçka Zhupa me 500 euro

Za Bolu Buduqnost me 500 euro

Za Evropsko Gnjilane me 500 euro

KP. Mexhit Foniqi me 200 euro

KP.Naim Mustafa me 200 euro

KP.Hasan Bilalli me 200 euro

Lidhja Demokratike e Dardanisë me 2 mijë e 500 euro

Fryma e Re me 1 mijë e 500 euro

Që nga viti 2009 kur edhe ekziston ky borxh vetëm ‘Grangjanska iniciativa za Orhavocas ka paguar njëherë 50 euro e 65 centë dhe askush tjetër më.

Nga gjobat e shqiptuara të subjekteve dhe kandidatëve të pavarur për zgjedhjet lokale 2013 është vetëm një borxh me shifrën 400 euro i bërë nga G.I. Narodna Inicijativa.

Kurse nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, borxhi total është 5 mijë e 150 euro:

Grupi Tradicional Shqiptar ka borxh 250 euro

Hajrullah Shehu-Kandidat i Pavarur ka borxh gjithsej 200 euro

Isuf Musliu-Kandidat i Pavarur ka borxh prej 200 euro

GI.Nove Snage ka borxh prej 1 mijë e 500 euro

Kosova Turk Birligi ka borxh prej 3 mijë euro.

E së fundi në Drenas u mbajtën Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës, ku borxhi total është 4 mijë euro dhe e gjithë shuma i faturohet Nisma për Kosovën derisa LDK-ja dhe PDK-ja kanë shlyer borxhin. PZAP-i ka iniciuar Procedurën e përmbarimit për përmbarimin respektivisht për arkëtimin e këtyre gjobave./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera