Lajme

Ja cilat gjëra ndalohen në ndeshjen Kosovë-Ishujt Faroe

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 10 September 2018

Para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Ishujve Faroe, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një njoftim për gjërat që nuk do të lejohen të futen brenda stadiumit.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet të hënën në orën 20:45, do të hapen në orën 18:45, derisa asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë.

Me qëllim të shmangies së tollovive dhe gjërave tjera, lusim qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium:

-Advertisement-

Kontrolli në hyrjen e parë:

-shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

-shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera