Lajme

Ja çfarë u gjet në vendin ku u gjuajtën më armë në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 07 July 2021

Mbrëmjen e të martës u raportua për gjuajtje me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Gazetën Infokus ka thënë se është gjetur vetëm një gëzhojë.

“Ngjarja është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe deri tani policia ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.

-Advertisement-

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se deri tani nuk dihen personat apo motivet e gjuajtjes me armë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera