Sport

Ja çfarë thotë trajneri i Ulpianës pas barazimit me Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 30 September 2021

Ulpiana ka vazhduar me rezultate pozitive në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas fitores ndaj Gjilanit e barazimit ndaj Dukagjinit, skuadra nga Lipjani ka luajtur baras edhe me Prishtinën 1-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Superligë.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u nda i kënaqur me barazim e arritur ndaj kryeqytetasve.

-Advertisement-

“Ndeshja shfaqi dy pjesë të ndryshme, në pjesën e parë po luanim në mbrojtje por shfrytëzuam thellësinë e Rezit, pavarësisht që ishte devijim. Për pjesën e dytë, disa ekulibra sidomos të mesfushës, filluan të çalonin. Kam disa rezerva për disa lojtarë, por megjithatë loja ishte e pëlqyeshme dhe rezultati i shkoi përshtat lojës”, tha fillimisht Tetova.

Me pas trajneri i Ulpianës ka folur edhe për ndryshimet që mund ti ketë në ekipi për ndeshjen e radhës.

“Patjetër që do të ketë ndryshime në ndeshjen e ardhshëm, kontigjenti i ekipit është i vogël, por do të ketë freski në takimin e ardhshëm”, u shpreh Edlir Tetova.

Pas këtij barazimi, Ulpiana renditet e nënta me 6 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e shtata me 9 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera