Sport

Ja çfarë thotë Roberto Mancini pas humbjes në gjysmëfinale nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 06 October 2021

Kombëtarja e Italisë është mposhtur nga Spanja me rezultat 2-1, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’ në Milano, golat për Spanjën i realizoi Ferran Torres (17’ dhe 45+2’), kurse golin e vetëm për italianët e shënoi Lorenzo Pellegrini (83’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i cili ka thënë se Spanja ka luajtur shumë mirë teknikisht.

-Advertisement-

Me pas ai foli edhe për përjashtimin e Bonuccit me karton të kuq, si dhe për vërshëllimat e tifozëve në drejtim te Donnarummas.

“Kështu janë ndeshjet. Ndonjëherë disa episode ndikojnë në to. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar 1-1 shumë lehtë. Ata luajnë shumë mirë teknikisht, por ky është një zhgënjim. Ne duhet të kishim qëndruar me njëmbëdhjetë lojtarë, ne bëmë një gabim që në këto nivele nuk duhet të kishim bërë”, tha fillimisht Mancini.

Përjashtimi i Bonuccit? “Unë nuk e kam parë rastin, por kjo nuk ndryshon asgjë. Leo duhej të ishte i kujdesshëm para se të ndëshkohej për protesta.

”Vërshëllimat për Donnarumma? “Më erdhi keq”, përfundoi Mancini.

Kjo ishte humbja e parë e Italisë pas 37 ndeshjeve radhazi pa disfatë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera