Lajme

Ja çfarë thotë policia për ekstradimin e Faik Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 06 July 2017

Policia e Kosovës në raportin e saj të policisë ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:15 në Aeroportin e Prishtinës është ekstraduar nga Gjermania Faik Shaqiri, transmeton infokusi.com

Raportin e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

“ I dyshuari mashkull K-Shqiptare është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë nëpërmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ai ishte në përcjellje të njësisë së ekstradimit të Policisë së Kosovës nga Munchen, Gjermani për në Prishtinë,, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar me akuzën ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vrasje e rëndë në tentativë’ që nga 20 janari 2015 e deri me 02 maj 2017 kur edhe është arrestuar nga autoritetet gjermane. Me vendim të prokurorit kompetent të EULEX-it i njëjti ndalohet në qendrën e mbajtjes.”/INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera