Sport

Ja çfarë thotë kapiteni i Vëllaznimit për finalen e Kupës

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 20 April 2018

Vëllaznimi do të luajë në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll dhe kjo pa dyshim është arritje e madhe për skuadrën gjakovare, duke marrë parasysh situatën në të cilën u gjend në pjesën vjeshtore të edicionit. Kapiteni, Yll Myrta, është shprehur i kënaqur me këtë sukses, për të cilin beson se mund të jetë edhe më i madh.

LEXO EDHE; Mane, Salah pozojnë me dizajnin e ri të fanellave të Liverpoolit

“Është një arritje shumë e madhe, pasi synimi ynë kryesor ka qenë t’i shmangemi barazhit, prandaj suksesin në Kupë nuk e kemi pasur në plan të parë”, ka thënë Myrta për Insporti.com. Mirëpo, tani kur Vëllaznimi është në finale, ambiciet janë edhe më të mëdha. “Është vetëm një ndeshje dhe kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë. Nuk ka dyshim se të gjithë do ta japim maksimumin. Prishtina llogaritet favorite, por besoj se me angazhimin tonë të madh do t’ia dalim që Kupën ta sjellim në Gjakovë”, ka shtuar Myrta.

-Advertisement-

Kapiteni kuqezi është shprehur optimist edhe sa i përket mundësisë që Vëllaznimit t’i shmanget barazhit. Gjakovarët aktualisht ndodhen në pozitën e nëntë me 35 pikë, katër më pak se Drenica që renditet e teta, pozitë që siguron ekzistencën në Superligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera