Sport

Ja çfarë thotë Gojani, pas barazimit me Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 31 March 2018

Vëllaznimi e ka marrë një pikë shumë të rëndësishme, duke barazuar 2:2 me Prishtinën, në ndeshjen që u zhvillua në Pejë, ndërsa trajneri i skuadrës gjakovare, Arsim Gojani, nuk është befasuar aspak me këtë rezultat.

“Sinqerisht nuk jam i befasuar, madje pas pjesës së parë kam qenë i bindur se nga kjo ndeshje mund të dalim me rezultat pozitiv. Prishtina shënoi dy herë falë individëve të dalluar që i ka në skuadër, por ne nuk u dorëzuam dhe arritëm të barazojmë”, ka thënë Gojani për Super Sport Kosova.

Pas këtij barazimi, Vëllaznimi ndodhet në kuotën e 32 pikëve, katër më pak se Drenica, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me të cilën takohet në javën e ardhshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera