Sport

Ja çfarë thotë Ardian Nuhiu pas barazimit me Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 15 September 2021

Drita dhe Ballkani i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 0-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e katërt në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se ky takim ishte i luftuar nga të dyja ekipet.

Me pas tekniku shkupjan i ka përgëzuar futbollistët e tij për kryerjen e detyrave, teksa ka shtuar se Ballkani u mbrojt mirë.

-Advertisement-

“Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari. Ballkani na kishte analizuar mirë. I përgëzojë lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë. Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkojë. U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet. Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, tha Nuhiu.

Pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon kryesimin me 8 pikë, aq sa ka edhe Drita që pozicionohet e dyta.

Ndeshjen e radhës, Ballkani e luan në shtëpi ndaj Llapit, kurse Drita udhëton në Skenderaj për tu ballafaquar me Drenicën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera