Sport

Ja çfarë shkruan UEFA për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 13 November 2018

Nga e enjtja deri të martën luhen ndeshjet vendimtare të grupeve në ligat e Ligën e Kombeve.

Në ‘Nations League’, do të zhvillohen takimet ku do të përcaktohen skuadrat që do të ngriten një ligë më lartë dhe ato që do të bien një divizion më poshtë.

Kombëtaret që garojnë në Ligat B, C dhe D, si fitues të grupeve do të ngriten një ligë më lartë, kurse ekipet e fundit do të jenë një ligë më poshtë për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Kosova, që aktualisht është lidere e grupit 3 të Ligës D, nëse e ruan këtë pozitë edhe pas dy ndeshjeve të radhës do të ngritet në Ligën C.

Përfaqësuesja e Kosovës dy takimet e radhës i zhvillon më 17 dhe 20 nëntor, ndaj Maltës e Azerbajxhanit. Takimin e parë me Maltën Kosova e ka fituar në ‘Fadil Vokrri’ (3:1), kurse me Azerbajxhanin ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë.

Për ndeshjen e të martës (20 nëntor) që Kosova do ta zhvillojë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka shkruar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

UEFA shkruan se si Kosova, pas humbjeve të njëpasnjëshme në kualifikueset për Botëror, ka bërë befasinë në turneun e Ligës së Kombeve.

“Pasi humbi nëntë ndeshjet e fundit në kualifikimetp ppër Kupën e Botës, Kosova nuk pritej se do të ishte në garë për t’u ngritur një ligë më lartë, por 2018-ta ka qenë një vit i kthimit të befasishëm të anëtarit më të ri të UEFA-s”, shkruhet në faqen e UEFA.com

“Drejt ndeshjes së pestë deh të gjashtë ata hyjnë të pamposhtur nën drejtimin e Bernard Challandes, derisa kanë fituar tri miqësoret e para, para se të merrnin tetë pikë nga katër ndeshje në këtë garë, duke e lënë fatin në dorën e tyre”, përfundon shkrimi në faqen zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera