Auto&Tech

Ja çfarë ndodh çdo minutë në internet në vitin 2022!

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 11 January 2022

E mendoni dot se çfarë ndodh gjatë një minutë në internet, në vitin 2022? Një hulumtim i bërë së fundmi tregon se në 60 sekonda ngarkohen më shumë se 500 orë përmbajtje në YouTube ndërsa në Instagram u shpërndanë 695.000 histori. Gati 70 milionë mesazhe u dërguan përmes WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Në të njëjtën minutë, pati dy milionë shfletime në Tinder dhe 1.6 milionë dollarë u shpenzuan në internet.

Bota digjitale është një univers më vete dhe një univers që lëviz shumë shpejt. Një mori mesazhesh që dërgohen dhe merren, shkarkime dhe ngarkime, postime, kërkime dhe transmetime ndodhin çdo minutë në rrjetin botëror.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera