Sport

Ja çfarë deklaron për Kosovën trajneri i Gjeorgjisë

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 11 October 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Gjeorgjisë, Willy Sagnol, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën, shkruan Gazeta inFokus.

Sagnol fillimisht ka thënë se i ka trishtuar humbja nga kombëtarja e Kosovës një muaj me parë.

“Humbja ndaj Kosovës na ka trishtuar dhe çka dëshiroj tash nga lojtarët është të jenë të përgatitur dhe të paraqesin imazh të mirë dhe shpresojmë të luajmë mirë”, ka thënë Sagol.

-Advertisement-

Me pas ai ka shtuar se Kosova luan me zemër dhe ka lojtarë të mirë si Rashica, Berisha dhe Muriqi.

“Nuk dua të komentoj ekipet kundërshtare. Por ajo që pash nga ndeshja që luajtëm në shtëpi pash një ekip me lojtar të mirë. Çdo ekip ka anët e mira dhe të dobëta, por Kosova luan me zemër dhe ka lojtar të mirë si Rashica, Berisha dhe Muriqi”, u shpreh Sagnol.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera