Rozë

Ja çfarë bën për famë këta yje

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 20 September 2017

Shumë yje për shkak të punës së tyre kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat e tyre të vërtetë. Lista e tyre është e gjatë, por ne kemi zgjedhur disa prej tyre të cilët kanë vendosur për të ndërmarrë këtë hap.

Demi Moore u lind si Demetria Gene Guynes, mori mbiemrin Moore, pasi u martua për herë të parë me Freddy Moore në vitin 1984. Mbiemrin e ka mbajtur edhe pas divorcit. Është interesante se vajza e saj Tallulah e ka ndryshuar emrin e saj, gjë e cila u zbulua nga aktori Bruce Willis kur ishte mysafir në emisionin e David Letterman. Ish-burri i Demi Moore tha se Tallulah ka vendosur për të marrë emrin Lula. Këngëtarja Katy Perry ka lindur si Kathryn Hudson. Albumi i parë i saj ishte një album i përbërë prej këngëve të krishtera, ku kishte përdorur emrin e saj të vërtetë. Pasi fama e saj u rrit ndjeshëm, ajo dyshonte që fansat e saj në fund ndoshta do të shkurtonin emrin e saj dhe do ta quajnë Kate Hudson, siç quhet tashmë aktorja e famshme dhe emri i së cilës tashmë është i njohur në Hollywood. Ajo zgjodhi mbiemrin Perry, mbiemrin e nënës së saj, transmeton zeri.info.

Kur Natalie Portman lindi në Jeruzalem, nga babai çifut dhe nëna amerikane, quhej Natalie Herschlag. Pas rolit të parë në filmin, “Leon: The Professor”, ajo ishte e shqetësuar për faktin se fama e saj do të dëmtojë privatësinë e familjes së saj, kështu që vendosi të ndryshojë mbiemrin në Portman, një mbiemër i gjyshes së saj. Meg Ryan ka lindur si Margaret Mary Emily Anne Hyra. Emrin e kishte marrë nga gjyshja e saj. Në shtëpi u quajt me nofkën “Peggy” dhe aktorja vendosi të marrë shkronjën M nga emri i saj Margaret dhe të kombinojë atë me “Peggy”-n.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera