Rozë

Ja 7 yjet e sportit që i praktikojnë marrëdhëniet intime si “ilaç”

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 21 September 2022

A duhet të kryejnë marrëdhënie intime lojtarët përpara ndeshjeve apo garave? A e ul rendimentin e tyre aktiviteti seksual? Pyetje që nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje shkencore ndërsa trajnerë të ndryshëm futbolli e mendojnë në mënyra të ndyshme. Pavarësisht kësaj, 7 sportistë të klasit botëror, e kanë bërë publike zhgjedhjen e tyre për të dhënë maksimumin në shtrat përpara se të japin shpirtin edhe në fushë.

– Nick Kyrgios; Tenisti australian nuk ndahet asnjëherë nga e fejuara e tij Costeen Hatzi dhe pa asnjë ndrojtje e ka pranuar që përpara sfidave ai ndalet fillimisht në shtratin e të fejuarës

– Ronaldinho; Dikur sulmuesi brazilian ka thënë: “Përpara ndeshjeve te Barcelona praktikoja seksin sepse për mua nuk ishte një problem madje ishte një shtysë më shumë”

-Advertisement-

– Ronda Rousey; “Tek femrat seksi rrit testosteronin prandaj unë bëja sa më shumë përpara ndeshjeve të UFC”

– Paul Hunter; Ish kampioni i botës në snooker e pranon që ideja për të kryer marrëdhënie seksuale përpara ndeshjeve e irritonte por pasi e provoi në një ndeshje shumë të rëndësishme, e vlefshme për titullin botëror, funksionoi dhe që prej asaj kohe e ka praktikuar vazhdimisht

– John Daly; Golfisti amerikan thekson: “Seksi është gjëja më madhështore që ekziston dhe mua më ndihmon shumë në sport”

-Ronaldo; Fenomeni për një farë kohe ka pasur varësi të theksuar ndaj seksit madje sipas tij, asnjë gjë tjetër nuk e rriste performancën në fushën e lojës si seksi

– George Best; Legjenda e Manchester United ishte i rrethuar përherë nga femra, ndërsa në transferta e kishte bërë zakon që të joshte sa më shumë bukuroshe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera