Izraeli godet Libanin dhe Gazën pas sulmeve me raketa

Autori: Gazeta inFokus
09:08 | 08 April 2023
Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave që i përkasin grupit militant palestinez Hamas në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës.
Ushtria tha se sulmet ishin një përgjigje ndaj një breshëri prej 34 raketash të lëshuara nga Libani në veri të Izraelit të enjten, për të cilën fajësoi Hamasin.
Militantët në Gaza hodhën dhjetëra raketa të tjera pas fillimit të sulmeve.
Tensionet janë të larta pas dy netëve të bastisjeve të policisë izraelite në xhaminë al-Aksa në Jerusalem në fillim të kësaj jave.
Bastisjet shkaktuan konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda xhamisë, që është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, dhe shkaktuan zemërim në të gjithë rajonin, shkruan BBC.
Hamasi nuk tha se i hodhi raketat nga Libani, që ishte breshëria më e madhe e tillë në 17 vjet. Por udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh, i cili po vizitonte Bejrutin në atë kohë, tha se palestinezët nuk do të “uleshin me duart e kryqëzuara” përballë agresionit izraelit.
Të premten vonë, dy motra britaniko-izraelite u vranë në një sulm me të shtëna në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa një turist italian u vra gjithashtu kur një makinë hyri në një shëtitore buzë plazhit në Tel Aviv.
Në përgjigje, kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi policinë dhe ushtrinë të mobilizonin rezervat e tyre për të forcuar përpjekjet kundër terrorizmit.

Të tjera
-
“Kam trokitur në 10 dyer kam thënë që njëra ka me u qel”, – Mësimdhënësja Marie, tregon se si e hapën qendrën për pensionistë në Ferizaj
Në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e pensionistëve të qytetit të F...
-
Muharremi: Rritja e tarifave të rrymës do të shkaktojë një valë të re inflacioni
Statisticienti Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë,...
-
Gọditet organizata shqiptare e cila trạfikọi 5 milionë euro drọgë
Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që imp...
-
Financial Times: Fuqitë ushtarake evropiane po duan të zëvendësojnë SHBA-në në NATO, po hartojnë planin
Disa nga fuqitë më të mëdha ushtarake evropiane po hartojnë plan për të marrë...
-
“Rritje e prodhimit të energjisë elektrike”, KEK-u thotë se kishte “rezultate të shkëlqyera” më 2024
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka thënë se ka pasur rezultate të shkë...
-
Nikaj i PDK-së merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
Bernard Nikaj i cili është Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë D...
-
Hasani: Draft-statuti i BE-së për Asociacionin nuk ka gjasa të anulohet
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përput...
-
“Oh kur e kum pa nusen tu ardh drejt meje, i mbeti qeizi se djali mu kish vrà” – Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i c...
-
Përparim Rama prezanton analiza: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroan...
-
Presidenti Begaj uron bektashinjtë në Ditën e Novruzit
Sot shënohet Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komuniteti...
-
Të shtëna masive në New Mexico të SHBA-së: Vritẹn tre të rinj, 14 të plagosụr
Tre persona u vranë dhe 14 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në...
-
Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bie në provokime, të kujdeset për punët e veta
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë insti...