Iu gjetën doza kanabisi në makinë, arrestohet 22-vjeçarja
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 18 February 2023
Një 22-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi në makinën e saj janë gjetur sasi kanabisi të ndara në doza. Ndërsa, shoqëruesit të saj, 20 vjeç, u konstatua me një sasi të vogël lënde narkotike.
Sakaq, gjatë kontrolleve në shtëpinë e saj, të resë i është sekuestruar edhe një peshorja elektronike dhe një celular.
Njoftimi i Policisë:
U kap në flagrancë teksa drejtonte një automjet ku mbante sasi kanabisi të ndarë në doza, me qëllim shitjen, vihet në pranga një shtetase. Në banesën e saj u gjet një peshore elektronike që i shërbente kësaj veprimtarie kriminale.
Procedohet penalisht një 20-vjeçar, pasagjer në këtë automjet, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, peshorja elektronike dhe një celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, konstatuan dhe goditën një rast tjetër në këtë fushë.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasja G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen.
Të tjera
-
Varhelyi: Anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes procesit të dialogut
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qën...
-
Shtetet e QUINT-it reagojnë për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut...
-
LDK pasi refuzoi takimin: Zgjidhja është e thjeshtë, Albin Kurti duhet të dorëhiqet
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media pasi mbrëmë ...
-
QUINT-i dënon ndalimin e vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë
Shtetet e QUINT-it e kanë dënuar vendimin e autoriteteve kosovare për ndalimi...
-
Gërvalla tregon a ka shanse që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për proce...
-
Ministrja Nagavci mbështet draft-statutin e ri të UP-së
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi është...
-
Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd,...
-
Sijarto pas takimit me Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë
Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi n...
-
AAK tregon kushtet për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Prokuroria ngritë aktakuzë kundër Goran Rakiq
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të...
-
Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Serbia mund të hyjë në BE brenda pesë viteve
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, oliver Varhelyi, p...