Lajme

Iu gjetën 19 qese marihuanë arrestohet 22 vjeçari në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 14 March 2022

Mbrëmë policia ka pranuar informata se në rrugën “Marin Barleti” dyshohet për disa persona për përdorim të substancave narkotike. Policia ka dal ne vendngjarje ku hasur në një person të dyshuar.

Policia ka ndaluar për kontroll personin e dyshuar L.B., 22 vjeçar i cili, sipas policisë, “në dorë kishte pasur substance narkotike (dyshohet marihuan) e të cilën e hedh ne tokë ku konfiskohet nga policia dhe personin në fjalë e arrestojnë. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes afër një gjeneratori policia arrin të gjejnë nëntëmbëdhjetë (19) qese të cilat dyshohet që janë substancë narkotike- marihuanë”.

Si provë materiale nga policia janë konfiskuar substancat narkotike nëntëmbëdhjetë qese- me peshë 19.1 gram.

-Advertisement-

“Nga policia, është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri personi i dyshuar L.B., 22 vjeçar shtetas të Republikës së Kosovës, ku rastit i është përgjigjur njësia përkatëse dhe e kane intervistuar të dyshuarin në fjalë, ndaj të cilit pas procedurës intervistuese i është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera