Lajme

Iu gjet një thiḳë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 24 September 2024

Është arrestuar një i mitur, nxënës i një shkolle të mesme në Prishtinë, pasi tek i njëjti i është gjetur një thikë.

Sipas Policisë thuhet se kontrolli është kryer nga stafi i shkollës.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që gjatë kontrollit nga stafi i shkollës i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera