Iu gjend drogë në veturë, Gjykata u jep një muaj paraburgim
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 28 June 2018
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Të pandehurve A.P dhe K.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.P dhe K.K pa autorizim, me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes kanë transportuar substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që më 25 qershor rreth orës 23:00, në autostradën Fushë Kosovë – Mazgit, pas informatave të siguruara nga policia është ndalur dhe është kontrolluar vetura e tipit “Golf VII”, nga Mitrovica, të cilën veturë e drejtonte i pandehuri K.K dhe si pasagjer me të ishte i pandehuri A.P.
Pas kontrollimit në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes najloni, me ngjyrë të zezë dhe brenda në të kishte pasur 10 (dhjetë) qese të vogla, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, secila në peshë të përafërt prej 1(një) kg, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Të tjera
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...