Lajme

ITSHKSH: E dënojmë ashpër dëmtimin e pemës së Nënës Tereza në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 04 July 2022

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ka bërë të ditur se pasi e kishe rrëzuar era bredhin e Nënës Tereza në qendër të Shkupit, atë dikush e kishte prerë dhe e kishe larguar nga aty pa e sanuar dëmin.

“Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”.

“Se në çfarë gjendje është ky bredh, flasin vet fotografitë që i shkrepëm disa çaste pasi që është kryer kjo shëmti me pasoja të pariparueshme. ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë ka kohë që ka iniciuar në formë të një elaborati shpalljen e trashëgimisë së Nënës Terezë aset kombëtar në mbrojtje të shtetit, andaj në frymën e kësaj kërkese këmbëngulim që institucionet shtetërore të veprojnë në frymën e normave që parashihen ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera