Lifestyle

Italianët, populli që tradhton më shumë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 09 November 2019

Italianët, një popull i shenjtë, turistësh dhe… tradhtarësh.

Të paktën sipas sondazhit të fundit të kryera nga një portal i takimeve jashtëmartesore, që konfirmon vendin e parë të vitit të shkuar, italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon marrëdhënies me partneret duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë.

Pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë kur kanë qenë të lidhur.

-Advertisement-

Në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku midis qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.

Zakonisht ata që tradhëtojnë kanë një status ekonomik mesatarisht të lartë me profesion si biznesmenë dhe drejtues.

Pjesa më e madhe tradhton në mëngjes (47%) ose gjatë drekës (30%).

Po pse tradhtohet?

Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta:

-shmangia e rutinës dhe mërzitja (38%),

-mungesa e vëmendjes nga partnerët (33%),

-i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).

Ndërkohë që, sa u takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë:

Norvegjia (36%)

Finlanda (37%)

Danimarka (39%)

Austria (42%)

Britania e Madhe (45%)

Belgjika (46%)

Gjermania (48%)

Franca (49%)

Spanja (53%)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera