Lajme

Italia jep alarmin, sulmi kibernetik godet Francën, Finlandën dhe SHBA!

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 05 February 2023

Një sulm masiv i llojit ransomware ka përfshirë këtë fundjavë dhjetëra mijëra servera në të gjithë botën duke filluar nga Italia, Franca, Finlanda deri në SHBA dhe Kanada.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike Italiane ka bërë njoftim zyrtar rreth rastit. Teknikët e sigurisë kibernetike në shtetin fqinj bëjnë me dije se sisteme kombëtare mund të jenë kompromentuar dhe kanë alarmuar subjekte të shumta, por nuk ndodhen ende nën rrezik real. Megjithatë, shpjegohet se “ka ende disa sisteme të ekspozuara, të pa komprometuara, nga të cilat nuk është mundur të gjurmohet pronari. Këta janë thirrur të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre”.

Sulmi kishte në shënjestër serverët e quajtuar VMware ESXi. Dobësia e shfrytëzuar nga sulmuesit është korrigjuar tashmë në të kaluarën nga prodhuesi, por, siç nënvizon Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike – “jo të gjithë ata që përdorin sistemet e prekura aktualisht e kanë përditësuar atë” dhe serverët që janë nën sulm, nëse nuk kanë përditësimet e nevojshme” mund të hapin derën për hakerat duke i shfrytëzuar ato pas rritjes së fortë të sulmeve të regjistruara gjatë fundjavës”. Të parët që vunë re sulmin ishin francezët, ndoshta për shkak të numrit të madh të infeksioneve të regjistruara në sistemet e disa ofruesve në atë vend. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë.

-Advertisement-

Shfrytëzimi i cenueshmërisë në servera, shpjegon Agjencia Italiane, “lejon që në një fazë pasuese hakerat të kryejnë sulme ransomware që kodojnë sistemet e prekura duke i bërë ato të papërdorshme derisa të paguhet një shpërblim për çelësin e deshifrimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera