Italia do të punësojë 452 mijë punëtorë të huaj gjatë 2023-2025, të mirëpritur edhe shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 13 October 2023
talia do të punësojë 452 mijë punëtorë të huaj gjatë trevjeçarit 2023-2025. Të drejtën për t’u punësuar në Itali do ta kenë dhe qytetarët shqiptarë e kosovarë së bashku me ata nga Algjeria, Bngladeshi, Bregu i Fildishtë, Bosnja, Hercegovina, Egjipti, Etiopia, Moldavia, Pakistani, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Ukraina etj,
Punonjësit shqiptarë e kosovarë do kenë të drejtë të punësohen për punë sezonale, jo sezonale e autonome. Kuotat e punësimit janë të ndara në tre vite, 131 mijë priten të punësohen gjatë vitit 2023, 151 mijë gjatë vitit 2024 e 165 mijë gjatë vitit 2025.
Punësimi i tyre do të nis përmes një sistemi telematik i kalendarizuar në portalin e Ministrisë së Brendshme Italiane e do të jenë punëdhënësit italianë ata që do të prezantojnë kërkesat për punëtorët e huaj që kërkojnë të punësojnë.
Ky dekret i emërtuar “Programimi i fluksit të ligjshëm në Itali të punonjësve të ligjshëm për trevjeçarin 2023 2025” e i publikuar në Fletoren zyrtare, do të nis zyrtarisht më 2 dhjetor me Click day, dita e punësimit të punonjësve jo sezonale e për vendet që kanë marrëveshje dy palëshe me Italinë.
Më 4 dhjetor do të jetë Click day për punonjësit jo sezonalë përmes kërkesave e kontratave të punës të prezantuara nga punëdhënësve e më 12 dhjetor do të jetë Click day për prezantimin e kërkesave për punonjësit sezonalë.
Sektorët e kryesorë të punësimit do të jenë autotransporti, ndërtimi, turizmi, kantieret detare, mekanika, bujqësia, peshkimi etj.
Afati kohor për praninë e dokumentacioneve të kërkuara do të jetë i kategorizuar sipas viteve; pra 31 dhjetori i 2023 , 31 dhjetor 2024 e 31 dhjetor 2025.
Click day është e ngjashme me një garë telematike ku do të pranohen për punësim kërkesat më të shpejta e deri në plotësimin e numrit të përcaktuar për çdo vit e brenda orarit të përcaktuar.
Sportelli telematik do të shërbejë për pajisjen me leje qëndrimi për punonjësit e huaj pas plotësimit të dokumentacioneve të prezantuar nga punëdhënësi si dhe në rastet kur punonjësi autonom transformon lejen e qëndrim në leje punësimi.
Ky dekret është një përpjekje e qeverisë italiane për të favorizuar emigracionin e ligjshëm e ndihmuar tregun e sistemit të punës që ka nevojë të lartë për krah pune.
Të tjera
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...
-
Osmani udhëton në Kolumbi për disa takime dhe inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. ...
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...