Lajme

Itali, mbi 8 mijë raste të reja dhe 53 viktima nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 14 November 2021

Italia ka regjistruar mbi 8 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet italiane njoftuan se janë regjistruar 8 mijë e 544 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë janë regjistruar 53 viktima nga virusi. Sa i përket të shëruarve ato janë 4.033 ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1.6%.

Sipas të dhënave të publikuara, 115.112 qytetarë janë aktualisht pozitivë në të gjithë territorin e vendit fqinj. Vlen të theksohet më tej, se që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar në total 4.852.496 persona të infektuar dhe 132.793 viktima.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera