Lajme

Itali: Kosovarët e akuzuar për vrasjen e Ragip Kolgecit, konsiderohet të rrezikshëm për shoqërinë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 18 October 2022

Dy kosovarët që akuzohen për vrasjen 52-vjeçarit Ragip Kolgecit, në Itali po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.

Gjyqtarri hetues i Treviso-s, Carlo Colombo, e ka konfirmuar burgosjen e dy të dyshuarve Afrim Manxhukës, dhe nipit të tij Valmir Gashit.

Ata akuzohen se e kanë vrarë me dashje Kolgecin, mbrëmjen e 12 tetorit në Treviso.

-Advertisement-

Dy kosovarët u arrestuan nga ekipi i drejtuar nga Immacolata Benvenuto.

Gjatë seancës që u zhvillua të shtunën e 15 tetorit ata kishin shfrytëzuar të drejtën për t’u mos u përgjigjur.

Krimin e bërë e ka mohuar nga Afrim Manxhuka, e ka mohuar avokati i tij Mattia Visentin, shkruan Treviso Today përcjell Klankosova.tv.

Ai mohon çdo keqbërje të klientit të tij dhe nuk e bën përgjegjës atë.

Derisa avokati i kosovarit tjetër, Mauro Serpico. tha se klienti i tij vetëm se kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe se assesi nuk e kishte goditur viktimën.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Itali, Diamant Kastrati, e ka dënuar aktin e ndodhur të mërkurën.

Ai në takimin me kryetarin e Trevisos, Mario Conte, tha se aktet e tilla e dëmtojnë jo vetëm imazhin e komunitetit atje por edhe raportet me popullin e Trevisos, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klan Kosova, storien e së cilës e keni gjeni të bashkangjitur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera