Lajme

Isufaj: Prokurorët po punojnë me përkushtim në identifikimin e kryerësve të krimeve të luftës

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 08 December 2023

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë në një konferencë për media se prokurorët po hasin në sfida për gjetjen e dëshmive në lidhje për kryerësit e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

“Prokurorët po punojnë më shumë përkushtim përkundër sfidave që hasin në sigurimin e provave dhe dëshmive”, ka thënë Isufaj.

“Përkundër faktit se ka kaluar një kohë e konsiderueshme dhe janë krijuar vështirësi për një punë sa më të suksesshme në identifikimin e kryerësve dhe kapjen e tyre për t’i sjell para drejtësisë”.

-Advertisement-

Ai theksoi se Prokuroria Speciale do të vazhdojë të punojë në ndjekjen e rasteve që kanë të bëjnë më krimet e luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera