Lajme

Istogu shkon në balotazh, numërohen 95% e votave

Autori: Gazeta inFokus 00:39 | 18 October 2021

Ilir Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë shkuar në balotazh.

Asnjëri prej kandidatëve për kryetar të Komunës së Istogut nuk ka arritur t’i marrë votat për ta fituar pa balotazh raundin e parë të zgjedhjeve.

I pari në Istog ka dalë Ilir Ferati i LDK-së me 7 mijë e 255 vota, apo 40.94%, nga 95.20% të votave të numëruara deri më tani.

-Advertisement-

Bekë Berisha i AAK-së është i dyti në Istog, me 26.71% në përqindje, apo 4 mijë e 733 vota deri më tani.

Kësisoj, Istogu do të shkojë në balotazh, ku kryetari i kësaj komune pritet të përcaktohet në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet pas një muaji

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera