Sport

Ismet Munishin e pyesin se çka e ka Jose Mourinhon, kjo është përgjigjja epike e teknikut prishtinas

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 16 September 2021

Ismet Munishi vazhdon ta dëshmoj se është trajneri më karizmatik në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku prishtinas pasditen e së enjtes ka bërë një festim të ‘çmendur’ në momentin kur skuadra e tij arriti ta barazonte rezultatin 1-1 ndaj Prishtinës në minutën e fundit të ndeshjes.

Minuta me parë përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook Munishi ka shpërndarë momentin e festës së golit të Albert Dabiqajt, kurse një fans i tij i ka bërë një pyetje shumë interesante.

-Advertisement-

“Një pyetje e kam për ty. A kisha pas mundësi me e ditë çka e ki Mourinhon”, ka shkruar një fans në postimin e shpërndarë nga trajneri i Gjilanit.

E menjëhershme ishte përgjigja epike e Ismet Munishit, i cili shkroi se Mourinhon e ka djalë, pasi vet është baba.

“Djalë e kam masi po don me ditë se unë jam baba”, ia kthehu përgjigjen Munishi.

Më poshtë keni pyetje e fansit dhe përgjigjen epike të Munishit./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera