Sport

Ismet Munishi vjen me një reagim pas deklaratës së Arsim Kabashit

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 02 March 2021

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, shkruan Gazeta inFokus.

Kabashi, në një intervistë të dhënë për Zërin ka thënë se njerëzit mund ta thërrasin Munishin për kafe kur të duan, kurse Shkëmbi do të vazhdoj të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Në lidhje me këtë, Ismet Munishi ka deklaruar se është gati të dalë për kafe më këdo në Suharekë, kjo pasi nuk i ka borxh askujt.

-Advertisement-

“Klubit të Ballkanit i dëshirojë suksese shumë të mëdha. Tifozëve u dëshirojë suksese dhe jam gati për ta që të rikthehem në Ballkan, vetëm për ta. Jam gati që të pijë kafe në Suharekë pasi që nuk i kam borxh askujt, as moral e as material. Me kënaqësinë më të madhe me tifozët do të pijë kafe në Suharekë, sidomos me “Xhebrailat”, është shprehur 46 vjeçari për Zërin.

Ballkani aktualisht mban vendin e dytë në tabelë me 45 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera