Sport

Ismet Munishi: Kurrë nuk do të bëhem trajner i Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 14 October 2017
Njëri ndër trajnerët më kontravez dhe më i zëshmi, Ismet Munishi trajner aktual i Vllaznimit të Gjakovës, para sfidës së javës së 10 të Superligës së Kosovës në futboll me ish skuadrën e tij Drita, ka shpalosur shumë gjëra të pa thëna për sportdashësit e Dritës e Gjilanit.
Munishi para sfidës së dielës në Gjakovë me Dritën, ka bër të ditur se do të jetë një ndeshje mjaft e fortë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, Drita ka skuadër me futbollist cilësor por ne nuk jemi pa gjasa, do të angazhohemi maksimalisht për një lojë të mirë, fer e korrekte, le të fiton më i miri por edhe skuadra e Vllaznimit nuk është pa gjasa”, ka bërë të ditur tekniku i Vllaznimit.

Trajneri Munishi për herë të parë komenton periudhën e kaluar tek “bardh e kaltërtit” e Dritës.
“Te skuadra e Dritës kam kaluar shumë mirë me bashkëpunëtorët e mijë të cilët ishin Afrim Shahini e Shefket Sërmaxhaj të cilët janë legjenda të klubit, por një marrëdhënie shumë të shkëlqyer kisha me ekonomin e klubit Naser Ibrahimin që kam një respekt të veçantë për këtë njeri poashtu edhe për Mustaf Murselin që ishte një njeri fantastik”.

-Advertisement-

Munishi nuk mbetet pa i kujtuar edhe tifozët e Dritës “Intelektualët”.
“Tifozët “Intelektualët” janë shumë të mirë, më kanë përkrahur dhe kam shumë respekt për këtë grup të tifozëve dhe po ju tregoj “Intelektualëve” se kurrë nuk do të bëhem trajner i Gjilanit”.

Trajneri i “kuq e zinjëve” të Vllaznimit pak i ka mbetur hatri tek kryesia e klubit të Dritës, për mos përkrahje në momente të caktuara.
“Edhe me kryesin pata raporte të mira deri në momentin kur më ndodhi montimi i skandalit dhe pas kësaj nuk e pata përkrahjen e duhur nga ata as në mënyrë financiare e as morale, por po theksoj se Drita është klub i madh dhe jam krenar që isha trajner i kësaj skuadre. Në barazh fituan në saje të përgatitjes fizike që un punova me futbollist askush nuk u falënderua të gjitha meritat i morën vet”, kujton trajneri i Vllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi.

Ndeshja në mes Vllaznimit e Dritës zhvillohet të dielën në ora 14:00, ndërsa është paraparë një numër i madh i tifozëve “Intelektualët” të cilët do të udhëtojnë drejt Gjakovës./sylejman ismajli/rajonipress/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera